Akuzat e Bolton/ Ja çfarë shkruante Thaçi në dhjetor 2018 pas takimit me Tony Blair

Akuzat e Bolton/ Ja çfarë shkruante Thaçi në dhjetor 2018 pas takimit me Tony Blair

19:37, 05/07/2020
A+ Aa A-

Ish-këshilltari I Donald Trump John Bolton ka zbuluar se edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair ka qenë i angazhuar seriozisht për marrëveshjen Serbi-Kosovë, ndërkohë që shton se priste që të arrihej më të vertetë diçka.

“Serbia e Kosova ta zgjidhin marrëveshjen vet. Para një viti dukej se parashikimet ishin shumë të mira. Europiane serioz ishin angazhuar, ndër to Toni Blair u angazhua për marrëveshjen Serbi-Kosovë. Mendova se diçka do të ndodhë. Nëse do isha sot këshilltar i sigurisë kombëtare nuk do të tërhiqesha, por sot nuk jemi siç ishim atëherë”, është shprehur Bolton.

Deklarata e tij ka një linjë logjike pasi në 8 dhjetor 2018, pas takimit me Tony Blair, Hashim Thaçi do të shkuante se Blair mbështet procesin e dialogut për nji marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam pasur një takim të rendësishëm në Londër me mikun tim Tony Blair. Kontributi i tij ndaj lirisë dhe pavarësisë sonë është i jashtëzakonshëm. Ai mbështet plotësisht procesin e dialogut për një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë që çon në njohjen e ndërsjelltë dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB të Kosovës”, shkruante asokohe Thaçi.

Image

Kujtojmë se Tony Blair ka qenë edhe ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama, i cili mori këtë detyrë në vitin 2013, sapo kryeministri socialist erdhi në pushtet dhe është paguar shumë shtrenjtë për këshillat nga ish-kryeministri britanik.

Ndërkaq ‘Omnia Strategy’ e Cherie Blair, kompania e bashkëshortes së Tony Blair, sipas një artikulli të botuar nga mediat britanike thuhej se mund të ketë marrë gjithësej 645 mijë euro nga qeveria shqiptare që prej vitit 2013, në kohën kur Edi Rama ishte kryeministër, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e qeverisë shqiptare me ‘Rapiscan’, që merrej me skanimin në pikat doganore.

Kujtojmë po ashtu se në vitin 2016, në media është përfolur se kryeministri Edi Rama pasi një vizite ne Kuvajt, mori nga qeveria e këtij shteti, 5 milionë euro për të paguar lobistin e tij personal, Tony Blair.

Ndërkohë që në 2016 Toni Bler deklaroi se do të mbyllë firmën e tij të konsulencës, punë në të cilën u fokusua pas largimit nga detyra. Gjithashtu, Blair ka ndihmuar dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke punuar për të si këshilltar.

https://www.syri.net/politike/352249/denoncimi-i-bolton-keshilltari-i-rames-tony-blair-u-perfshi-ne-marreveshjen-kosove-serbi/

Intervista e plotë e Bolton:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Daj Jaku05/09/2020 15:29

Jo vetëm prapaskena të fëlliqura por edhe një grabitje e paskrupullt e miliona eurove të taksapaguesve për të shpërblyer gratë e "këshilltatëve". Shqiptarët e batërdisur braktisin atdheun e varfëruar ndërsa pasuria e kombit shpërndahet për tony bllëtë dhe kar lo bolet e mafjes së majtë internacionale. O shqiptarë, është koha ta hedhim në koshin e plehrave këtë ndyrësi dhe të marrim në duat tona fatet e fëmijëve tanë.

Art05/07/2020 19:50

Blaire paska qene mik i Rames, i Thaçit dhe Vuçiçit Hajde hajde " miku i armikut tim dhe miku im" Çfare teorishë njera me zeze se tjera, çfare planesh njera me keq se tjetri

Shto koment

Denonco