Ish-ministri i Jashtëm: Thaçi u bë tellall i Vuçiçit, minishengeni i shërbente vetëm Serbisë, u hodh në kosh

Ish-ministri i Jashtëm: Thaçi u bë tellall i Vuçiçit, minishengeni i shërbente vetëm Serbisë, u hodh në kosh

16:05, 05/07/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri Tritan Shehu në një komunikim për Fax News ka komentuar deklaratat e bëra nga John Bolton, se idenë për shkëmbimin e kufijve e ka nxitur Thaçi dhe Vuçiç. Shehu shkruan se dy projektet që janë shkëmbimi i territoreve dhe minishengeni ballkanik, janë hedhur në kosh përfundimisht, dhe i shërbenin kryekëput vetëm Serbisë.

Shehu tha se sa kohë që projekti i shkëmbimit të territoreve ishte paraqitur nga Thaçi dhe Vuçiç, ai padyshim që do të pranohej dhe nga vetë SHBA, ndërsa theksoi se Shqipëria duhet të synojë gjithnjë anëtarësimin në BE, dhe jo të anojë nga vendet e Lindjes.

“Nuk ka gjë më të keqe se shqiptarët që prezantojnë para miqve tanë projekte që bien ndesh me interesat tona. Kemi të bëjmë me një qartësim të çështjes, të asaj që ne kemi thënë dhe kemi mbrojtur, që ky është një projekt i vjetër i Serbisë së Madhe, që është nxitur nga Vuçiç, dhe e ka gjetur mënyrën për tu artikuluar në shqip nga Thaçi dhe kompania e tij.

Bolton tha se e mbështeti nismën në një kohë kur marrëveshja ishte paraqitur nga liderët e të dy vendeve, ai nuk e ka fshehur asnjëherë që ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës. Projekti i ishte prezantuar në gjuhën shqipe nga Thaçi, dhe padyshim që do të pranohej prej tij. Edhe projekti i Minishengenit është një projekt pas të cilit fshihet Vuçiç, pasi dhe vetë ai e ka pranuar. Unë mendoj se tashmë të dy këto projekte janë në kosh, dhe shpresojmë që të mos hidhen më në tryeza diskutimesh.

Interesat tona jetike mbeten integrimi europian, pas në të kundërt ajo që na pret ne është e rrezikshme. Nuk mund të jemi ne pjesë e aleancave lindore, që kërkojnë ta mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së. Mendoj se tashmë jemi në një situatë të favorshme, doli e suksesshme lufta që është bërë kundër këtyre dy projekteve, dhe do të krijojë një mësim për mos të rënë më në grackën e projekteve që bien ndesh me interesat tona”, tha Shehu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco