Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Rritja e rasteve, Kosova vendos rritjen e menjëhershme të numrit të testimeve

Rritja e rasteve, Kosova vendos rritjen e menjëhershme të numrit të testimeve

15:19, 05/07/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar çka është diskutuar në mbledhjen e sotme me krerët e institucioneve shëndetësore

“Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë me pajisje duke riorganizuar komplet klinikat e QKUK-së, spitalet rajonale dhe spitalet private. Shpejt të blejmë edhe shtatë aparatura shtesë për testim”, ka thënë Hoti.

Hoti ka treguar se plani i ri do të aprovohet në mbledhjen e Qeverisë.

Këto janë pikat që ka prezantuar Hoti në konferencën e sotme:

Do të kujdesemi të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër.

Do të riorganizojmë komplet klinikat e QKUK-së, spitalet rajonale dhe spitalet private, shtretërit e tyre do të shfrytëzohen për pacientët që dërgohen nga QKUK.

Do të blejmë aparatura të reja për testime.

Do të krijojmë kapacitete shtesë për personel mjekësor.

Do të mobilizojmë të gjithë personelin mjekësor në nivel vendi, sidomos në mikrobiologji dhe infermieri.

Do të merremi me kthimin e kapaciteteve për testim virologjik, do të krijohen kapacitetet deri në 500 teste Brenda ditës.

Do të fillojmë procedurat urgjente që t’i blejmë edhe 100 mijë teste shtesë.

Do të testohen të sëmurët kronikë, ata që kanë shenja e të tjerë.

Do të kemi në dispozicion buxhetin për të siguruar teste deri në 100 mijë, vaksina sezonale deri në 500 mijë.

Do të blejmë shtatë aparatura shtesë për testime virologjike.

Do të angazhohemi të punësojmë personel shtesë, do të sigurohemi se ka pajisje të nevojshme mbrojtëse, gjithashtu pagesa shtesë për institucionet që kanë qenë të angazhuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco