Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Ish-ministri: Testime të  pakta, infektime të shumta

Ish-ministri: Testime të pakta, infektime të shumta

14:39, 05/07/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri Edmond Panariti në një reagim në faqen e tij në Facebook, thotë se sa më pak testime, do të thotë se më shumë njerëz infektohen, për shkak se nuk ka evidentim të personave të sëmurë.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit:

Sa më pak dhe sa më keq teston, aq më shumë sëmur dhe infekton !

Testim, gjurmim, izolim. janë tre hapat e vetme për kontrollin e COVID.

Nuk ka rrugë tjetër.

Jo karantina dhe mbyllja e njerëzve të cilën edhe për ‘show force’ e preferojnë vetëm ato qeveri, të cilat dështojnë te të parat.

Po korr atë çka ke mbjellë me hapa të gabuara!

Duhet menjëherë ndryshim 180 gradë i kursit, sepse jemi ende në fillim të luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco