Kosova merr masa të reja anti-covid, kufizohet lëvizja në disa qytete

Kosova merr masa të reja anti-covid, kufizohet lëvizja në disa qytete

14:42, 05/07/2020
A+ Aa A-

Qeveria e Kosovës  ka vendosur të marrë masa të reja anti-covid.

Ka qenë vetë kryeministri Avdullah Hoti, ai i cili ka prezantuar masat e reja kundër Covid-19.

Hoti tha në një konferencë për mediat se është marrë vendimi që nga sonte në ora 21:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit të kufizohet lëvizja në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri.

 ‘Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21:00 deri në orën 5:00 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime’, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se gjithashtu do të reduktohen punëtoret e institucioneve, dhe do të punohet vetëm me staf esencial. Sipas rregullores Hoti ka thënë se do të përcaktohet se çfarë do të nënkuptohet me staf esencial.

‘Do të reduktojmë numrin e të punësuarve në institucione vetëm në staf të domosdoshëm. Në institucione shëndetësore, do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë jo-esecenciale që presin’, ka thënë Hoti.

Sa i përket funksionimit të gastronomisë dhe restoranteve, Hoti ka thënë se nga sonte të gjitha lokalet e gastronomisë do të jenë të mbyllura nda ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

‘Sa i përket bizneseve. Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

Lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take away’, ka thënë Hoti.

Gjithashtu ka treguar se edhe numri i njerëzve që do të shfrytëzojnë trafikun urban do të përgjysmohet.

 ‘Numri i njerëzve që shfrytëzojnë një autobus publik përgjysmohet’, ka thënë 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco