Kosova heton vdekjet e shumta në infektiv, po në Shqipëri?

Kosova heton vdekjet e shumta në infektiv, po në Shqipëri?

14:05, 05/07/2020
A+ Aa A-

Policia dhe prokuroria e Prishtinës kanë rrethuar mëngjesin e sotëm Spitalin Infektiv për shkak të numrit të lartë të të vdekurve, shënuar në 48 orëshin e fundit.

Nga të dhënat e para, flitet se 12 personat kanë humbur jetën për shkak të problemit të respiratorëve, për shkak të oksigjenit.

Hetimet kanë zgjatur disa orë dhe pas mesditës, policia dhe prokurorët janë larguar nga Infektivi i Prishtinës.

Ata nuk kanë bërë deklarata, por mësohet se kanë marrë dëshmitë e mjekëve dhe infermierëve.

Ndërsa në Kosovë, kërkohen përgjegjës për vdekjet e shumta, në Shqipëri ato vetëm raportohen që kanë humbur jetën nga koronavirusi Covid-19.

Duket se për prokurorinë në Shqipëri, vdekjet që cilësohen nga koronavirusi Covid-19, janë vetëm statistika, pasi asnjë prokuror nuk ka nisur ndonjë hetim për të zbuluar shkaqet e vërteta, nëse ka pasur angazhim apo mungesë përkujdesje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco