Shehu: Bolton i hoqi ‘petët’ konspiracionit anti shqiptar

Shehu: Bolton i hoqi ‘petët’ konspiracionit anti shqiptar

12:54, 05/07/2020
A+ Aa A-

Ish ministri i jashtëm Tritan Shehu ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas deklratës së Bolton për problemin e “teorisë së Shkëmbimit të Territoreve”, Kosovë - Serbi.

“Ai jo vetëm përforcoi çfarë Grenell tha për mos qenien e ShBA autore të atij plani të rrezikshem jo vetëm për shqiptarët por dhe për Rajonin apo dhe kundërshtinë e tyre, por zbuloi të vertetën e rëndë për disa shqipfoles si Thaçi &Co, qenien e tyre si tellallet e Vuçiç”, shkruan ish deputeti i PD.

Ja postimi i plotë:

Bolton i hoqi “petët” konspiracionit anti shqiptar!

Megjithese deklarata e mbrëmshme e Boltonit për autorët e vertetë të teorisë së Shkëmbimit të Territoreve, alias “Serbia e Madhe”, nuk ishte e para e tij mbas asaj në Kiev, ai mbrëmë i dha “colpo di grazia” instrumentalizimit gjoja amerikan të atij konspiracioni.

Ai jo vetëm përforcoi çfarë Grenell tha për mos qenien e ShBA autore të atij plani të rrezikshem jo vetëm për shqiptarët por dhe për Rajonin apo dhe kundërshtinë e tyre, por zbuloi të vertetën e rëndë për disa shqipfoles si Thaçi &Co, qenien e tyre si tellallet e Vuçiç.

I njëjti mekanizem ky që u përdor edhe për Shengenin Ballkanik, alias “Jugosllavia e Re”, përseri kjo me autor Vuçiç dhe “promovues” Ramën, si pjesë e të njëjtit skenar të rrezikshëm, të sponsorizuar edhe nga interesa të tjera të një aleance lindore për të mbajtur Rajonin larg Përendimit.

Në mënyrë absurde autorët serbë e tellallët shqipfolës u përpoqën të krijojnë iluzionin e “përplasjeve” të forta ShBA-BE, të fusnin “pyka” midis Kosovës e Përendimit duke perdorur edhe “padinë” e fundit si “komardare” shpëtimi për atë projekt, kur në fakt ajo që rezulton deri tashti është “djegja” në dorë si e Shkëmbimit të Territoreve ashtu dhe e aneksit të saj, “Shengenit” ballkanik.

Të presim për më tej....

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptar 05/07/2020 16:45

Ke te drejte profesor Shehu .do ishte mir qe dhe luli te shpaloste mendimet e veta per kto çeshtje por se ka me qejf.sikurse per çeshtjen e jeruzalemit , kur vetëm Ju dhe doktorri mbeshtetët ShBA hapur dhe te tjeret pa perjashtim kundershtuan fshehtas . RRESPEKT PROFESOR

Albania free05/07/2020 14:21

Thaçit do ja gjejne vendin Shqiptaret e Kosoves, po kete te fëlliqurin tone kush do e sistemoj!?

Shto koment

Denonco