VIDEO/ Hasa: Qeveria manipuloi me të dhënat e ndihmave. U dhanë nga biznesi dhe shoqatat

VIDEO/ Hasa: Qeveria manipuloi me të dhënat e ndihmave. U dhanë nga biznesi dhe shoqatat

20:28, 04/07/2020

Propaganda vazhdon të çirret por nuk e mbulon dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook ish-deputeti i PD, Endri Hasa, i cili denoncon ato që ai i quan manipulimet e ndihmave gjatë pandemisë.

Sipas Hasës, përveç manipulimeve, pandemia ndikoi që qeveria të mos ndalej në babëzinë e saj.

"Propaganda vazhdon të çirret por nuk e mbulon dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve.

Qeveria i manipuloi të dhënat e ndihmave duke shumëfishuar me deklarata dhe foto propagande çfarë u shpërnda dhe duke përvetësuar si ndihmë shtetërore atë që u shpërnda nga biznesi dhe shoqatat.

Nderkohë bashkë me gënjeshtrat as babëzia nuk u ndal!

Rezervat u furnizuan me tender sekret dhe pa garë duke përjashtuar 35099 sipërmarrje nga kompania maqedonase EuroVia që si kompani kompjuterash skishte asnje lidhje me këto sherbime por kënaqte babëzinë e kllounit dhe hajdutëve të tij.

Edi Rama është #kryeministerideshtuar! Largimi i tij është alternativa e vetme për të sjellë #ditemetemira", shkruan Hasa në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco