'Veliaj i jep 5 mln euro ‘Fushës’ e ua kthen shtëpitë, kafaze të Kopshtit zoologjik'

'Veliaj i jep 5 mln euro ‘Fushës’ e ua kthen shtëpitë, kafaze të Kopshtit zoologjik'

14:29, 04/07/2020
A+ Aa A-

Banorët e Bulevardit “Zogu i Parë” vazhdojnë të përballen me IMT dhe policinë bashkiake në përpjekjet e tyre jo ligjore për t'i cënuar hapësirën private, duke i mbyllur ballkonet edhe dritaret me hekura metalike.

Nga Ina Zhupa.

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të kërkesave legjitime të banorëve për të gjetur nje zgjidhje që nuk ju cënon pronësinë, hapësirën visuale, hyrjen e ajrit dhe dritës në banesat e tyre.

Veliaj i ka dhënë “Fusha” shpk, 5.1 milionë euro për 600 metra rrugë, edhe këtë projekt e ka nisur dhe tenderuar pa asnjë konsultim publik paraprak që e ka detyrim ligjor.

Po ashtu e drejtat e pasurisë së paluajtshme, të hipotekuar nuk mund të cënohet nga Bashkia Tiranë pa konsensusin e banorëve.

Banorët kanë bërë një peticion zyrtar dhe e kanë depozituar në bashki por ende nuk kanë një përgjigje zyrtare.

Gjithashtu kryetari i asamblesë së banorëve, ka bërë një padi në Polici për cënim të pronës private me konsensusin dhe miratimin e banorëve.

Banorët janë të gatshëm për zgjidhje alternative që nuk i shndërron shtëpitë e tyre në kafaze të Kopshtit zoologjik apo në një burg privat.

Veliaj, që sot përfaqëson pakicën, ka për detyrë që përsa kohë uzurpon karrigen e kryebashkiakut të dëgjoj dhe të respektoj të drejtat e banorëve të Tiranës.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb006/07/2020 19:18

Kur gjen pula njerez sine Shqiperi ashtu ben lale FIKU.Ne asnje vende demokratik te botes kjo nuk mund te ndodhe qe Lal preshi te abuzoje pronen e tjeterit.Ku jane ato palo gjyqtare avokate injorante ne kete vende te humbur te botes qe nuk dine te mbrojne qytetaret e pa mbrojtur, Si duket SPAKU po flene mbi letra.Mjere Shqipetaret e pa mbrojur nga palacot si Lal Fiku

Shqip04/07/2020 19:40

Po kto si i kane lene qe tu vendosi ato hekurishte ne prone te tyrw. Hidhini more bq nga skelat, qelbesirat e m... I duket cdo gje prone e tyre rilindasve te mortjes.

..04/07/2020 17:36

Cohuni o milet dele, deri kur do vazhdoni te duroni nje deficent nga ura Vajgurore tju nxij jeten

Shto koment

Denonco