Berisha: Zoti i bekoftë SHBA, kombin amerikan dhe flamurin e tij!

Berisha: Zoti i bekoftë SHBA, kombin amerikan dhe flamurin e tij!

13:15, 04/07/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar sot, Pavarësinë e SHBA-së dhe ka evidentuar faktin se kombi amerikan ka qënë kurdoherë në krah të kombit shqiptar, në të gjitha përpjekjet e këtij të fundit për liri e dinjitet. Në një mesazh në Fb, Berisha shprehet:

“Sot është 246-vjetori i Pavarësisë së SHBA, ditëlindja moderne e kombit mik amerikan.

Në këto 246 vite, kombi i lirë i madh amerikan u zhvillua dhe begatoi më shumë se sa çdo komb tjetër mbi dhe.

Ai derdhi gjakun e bijve dhe bijave të tij për lirinë e kombeve të tjera dhe lirinë e botës.

Kombi ynë, njeri nga kombet me histori, ndër më të vështirat mbi tokë, është sot i lirë, pasi në të gjitha përpjekjet dhe arritjet e tij madhore për liri dhe dinjitet kombëtar, pati mbështetjen përcaktuese të kombit amerikan, presidentëve dhe qeverive të SHBA.

Ndaj dhe ju ftoj, miq, të urojmë sot përzemërsisht mikun tonë të madh në ditën e tij të përvjetorit të pavarësisë.

Zoti i bekoftë SHBA, kombin amerikan dhe flamurin e tij!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco