Darka e tre ditëve më parë që mblodhi bashkë Ramën, Bashën dhe Metën

Darka e tre ditëve më parë që mblodhi bashkë Ramën, Bashën dhe Metën

12:00, 04/07/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim vetëm ditën e sotme ka postuar fotografi nga darka e organizuar për festën e Pavarësisë së Amerikës, e cila është organizuar në rezidencën e saj 3 ditë më parë.

Pjesëmarrës në këtë darkë ishin vetëm 16 persona, figurat kryesore të politikës shqiptare dhe pjesëtar të stafit të ambasadës.

Siç duket në foto presidenti Ilir Meta ka shkuar në darkë me vajzën e tij të madhe, Borën, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi qëndrojnë të vetëm krah njëri-tjetrit.

Në anën tjetër, qëndrojnë krah njëri-tjetrit, kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa ambasadorja Kim, krahas fotove ka postuar një mesazh falënderues për krerët e politikës që ishin të pranishëm në përvjetorin e 244-t të SHBA.

“E nderuar të festojë 224 vjetorin e pavarësisë së SHBA me presidentin Ilir Meta, Edi Rama, Gramoz Ruçin, Lulzim Bashën dhe Erion Veliaj. Faleminderit të gjithë miqve shqiptarë për urimet e mira dhe shpresoj që vitin tjetër të festojmë më shumë”, shkruan ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco