Premtimi i Bashës për bizneset: 1 vit 'karantinë' për inspektoriatet!

Premtimi i Bashës për bizneset: 1 vit 'karantinë' për inspektoriatet!

10:39, 04/07/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka premtuar sot nga Pogradeci, se me marrjen e qeverisë do të vendosë “1 vit karantinë” për të gjithë inspektoratet.

"Prioriteti im i parë dhe kryesor do të jetë ringritja ekonomike, - theksoi Basha, - sepse gjithçka që ka shkuar keq në këtë vend nuk është e rënë nga qielli, por është pasojë e politikave të gabuara, e dështimeve, e klientelizmit, e një Shqipërie që punon për 5 veta.

Shqipëria s’mund të punojë për pesë veta, duhet të jetë e gjithë shqiptarëve.

Dhe këtë kam parasysh me taksën e sheshtë 9% për biznesin; me taksën 0,5% të xhiros për të gjithë bizneset e vogla: asnjë tatim, asnjë taksë tjetër.

Këtë kemi parasysh me "karantinën e inspektorateve" - ligjin e parë të qeverisjes sime të ardhshme. Një vit "karantinë" do të thotë 1 vit nuk do të shohin inspektor me sy derisa ne të kemi ligjin dhe zbatimin e ligjit në nivele europiane.

Në asnjë vend të Europës nuk vjen inspektori sa hap qepenin e derisa mbyll qepenin, tatimori, ambientalisti, higjenisti... e t’i bëjnë terror biznesit."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco