'Ku zhduken paratë e shqiptarëve?!  Basha në Pogradec me bizneset e goditura nga kriza

'Ku zhduken paratë e shqiptarëve?! Basha në Pogradec me bizneset e goditura nga kriza

10:29, 04/07/2020
A+ Aa A-

"Ku zhduken paratë e shqiptarëve?!" Me këto fjalë iu është drejtuar qytetarëve sot nga Pogradeci, Kryetari i PD, Lulzim Basha, tek ka nisur takimet me biznesin në këtë qytet turistik që po përjeton krizën më të rëndë ekonomike, mungesën e turistëve dhe të përkrahjes nga shteti.

Basha ka shkuar në dyqanin e bulmetit të z.Artan Hidi dhe të djalit të tij, Fatjonit, në rrugën kryesore të Pogradecit, prej ku tha:

"Artani është djali i një sipërmarrësi të njohur të bulemtit në Pogradec, Zalo Hidit nga Çorrava, ku ka dhe një bazho që në vitet 70 dhe gjyshi i tyre, shquhet, që në vitet 80, për një variatet të djathit kaçkavall që këtu njihet me emrin “vize”. Siç e shikoni, të dy punojnë së bashku. Djali ka mbaruar gjimnazin dhe do të fillojë së shpejti shkollën për teknologji ushqimore...."   

Artani shpjegoi se “pa kredi nuk ecet. E kam të freskët sa e kam marrë. Plus për të ndryshuar teknologjinë dhe plotësuar detyrimet e fermerëve, sepse ata janë më të varfër. Xhiroja ka rënë shumë, përgjysëm. Të punosh nga ora 6 deri ën 11 të darkës pa pushim…nuk e di se sa do të jetë haku. Dhe pa pushim. Se në këtë fushë nuk ka pushim. Është orar i tejzgjatur. Dhe nuk ka fuqi blerëse. Ka rënë shitja dhe aftësia për të paguar kredinë është e vështirë….”

Pas kësaj, Basha ngriti pyetjen: “Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?! Paratë i shkojnë një grushti njerëzish. Se tani është momenti që të shkojnë tek ju. Sa kanë ardhur tek ju? Me pikatore, gjysëm pakete dhe ato nuk janë ekzekutuar. 10 euro mesatarisht për banor të Shqipërisë,” theksoi kryetari i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco