Kosova i kërkon Shqipërisë një pikë doganore në Portin e Durrësit

Kosova i kërkon Shqipërisë një pikë doganore në Portin e Durrësit

08:07, 04/07/2020
A+ Aa A-

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik ishte një tjetër temë e rëndësishme në bisedimet Rama - Hoti në Tiranë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, shkruan DW,  prezantoi në Tiranë tri projekte të përbashkëta që duhen zbatuar pa humbur kohë:

një pikë doganore për Kosovën në Portin e Durrësit, qö ngarkesat drejt Kosovës të mos kontrollohen në pikën doganore të Morinës, pika e daljes kufitare nga Shqipëria në Kosovë;

ndërtimi në territorin e Shqipërisë të një hidrocentrali që do të furnizojë Kosovën me energji elektrike;

ndërtimi i një hekurudhe që do të lidhë Tiranën me Prishtinën, projekt ky që sipas kryeministrit Hoti mund të fillojë në fund të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco