Katër deputetë rezultojnë pozitiv me Covid-19

Katër deputetë rezultojnë pozitiv me Covid-19

23:00, 03/07/2020
A+ Aa A-

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ata janë në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët janë identifikuar si Arben Gashi, Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti.

Kujtim Shala doli pozitiv me koronavirus para pesë ditësh, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa Visar Hoti dhe Haxhi Avdyli kanë dalë pozitiv sot.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 114 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3 178.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 304 mostra, prej të cilave 114 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 117 persona të prekur nga koronavirusi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco