'2.2 miliardë për oligarkët'/ Basha: Me taksë të sheshtë 9% lekët shkojnë për konsumin

'2.2 miliardë për oligarkët'/ Basha: Me taksë të sheshtë 9% lekët shkojnë për konsumin

22:48, 03/07/2020
A+ Aa A-

Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, foli edhe mbi politikat fiskale kur partia që ai drejton të jetë në krye të qeverisjes së vendit.

“Fushata e Bashës për taksat, biznesin, ekonominë/ A na përfaqëson të gjithëve?”, ka qenë një nga pyetjet e shtruara në emision.

“Më tha njëri në qendër të Vlorës, që e çon televizorin tek furra e bukës, e lë peng, që të marri bukë. Dëgjoj gjëra shumë të tmerrshme dhe në vende të tjera, situata është shumë e keqe”, ka thënë Basha, duke treguar një episod nga takimet e tij me njerëzit. “Çfarë ndodh me taksën 9%? Do shkojnë lekët për konsumin. Këta kanë çuar 700 milion euro në të ashtuquajturën Rilindja Urbane. 2.2 miliardë ia ka çuar oligarkëve, po bëhet rruga Milot-Fier. Këtu janë çuar taksat e shqiptarëve. Programi i PD i përfaqëson të gjithë, por jo oligarkët. Në momentin që zhvishen nga konflikti me interesin politik, kur janë aktorë të barabartë në treg, do trajtohen në mënyrë të barabartë. Çdo aktor ekonomik do paguajë 9%”, tha Basha.

“Si do e bëni me gjithë këtë borxh të madh publik që po rritet?”, e ka pyetur Çuri Lulzim Bashën.

“Me taksën e sheshtë, paguajnë të gjithë. Nuk kanë evazion, nuk bëjnë bilance të dyfishta. Informaliteti ka arritur mbi 62%”, u shpreh lideri i opozitës Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco