‘Situata me virusin shumë e rëndë’/ Basha: Qeveria të bëjë publik planin mbrojtës….

‘Situata me virusin shumë e rëndë’/ Basha: Qeveria të bëjë publik planin mbrojtës….

21:54, 03/07/2020
A+ Aa A-

I pranishëm në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në Tv Klan, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kritikuar qeverinë Rama për situatën e rëndë nga virusi Covid që ka përfshirë vendin, duke i kërkuar të publikojë planin mbrojtës ndaj popullatës.

Numri i viktimave ka arritur zyrtarisht në 72, them zyrtarisht sepse kemi shumë raportime për njerëz të tjerë të cilët kanë ndërruar jetë me simptoma të ngjashme, por nuk janë raportuar zyrtarisht. Numri i të intubuarve dhe të shtruarve po kështu është rritur. Infeksionet janë rritur, pra është situatë shumë, shumë e vështirë.

Çani: Nëse do të ishe kryeministër sot a do ta rikthejë karantinën?

Basha: Çështja nuk shtrohet kaq thjesht. E para dhe kryesorja në këtë moment qeveria duhet të bëjë atë që i kemi kërkuar që para tre muajsh. Të na tregojë çfarë plani emergjencë ka për t’u perballur me këtë që qartësisht është valë, nëse mund ta quajmë valë e dytë, pas tre muaj sakrificë. Me dalje 5 herë në ditë në TV dhe 10 herë në ditë në Facebook, nganjëherë me fjalor të papranueshëm, që ngjallte terror dhe frikë sesa informonte njerëzit.

Tani shikoni pak komunikimin qeveritar apo te vete Kryeministrit sa here flet per situaten, zhduket. Situata eshte shume e rende prandaj gjeja e pare qe kerkohet, dhe nese do te isha ne qeveri, do te beja transparence se çfare plani ka qeveria tani; sa stoke tamponi kemi tani; si eshte situata sa i perket kapaciteteve spitalore; cila eshte strategjia e testimit per tu marre me kete faze te avancuar te infeksioni; çfare plani kemi nese kjo vazhdon apo akoma me keq perkeqesohet; çfare pakete tjeter kemi per te ndihmuar ekonomine e cila dy paketat e para jo vetem qe nuk eshte ndihmuar por ka shkuar me thelle ne grope.

Pra, tani eshte koha qe qeveria  te mos fshihet, kryeministri te mos fshihet, por te dale dhe t’u thote shqiptareve me kete situate ku ndodhemi sot cilat jane planet e qeverise per t’u perballur.

Çani: Ajo qe me intereson mua dhe publikut eshte se ti nuk je partizan i rikthimit te karantines apo jo?

Basha: Une jam partizan i marrjes se masave per te mbrojtur shendetin e njeriut dhe per te mbrojtu ekonomine.

Ne sot duhet te dime ne radhe te pare cila eshte gjendja reale e spitalit. E dini ju qe vatrat kryesore e perhapjes se Covid jane spitalet?! E dini. Cilat jane vatrat e dyta?! Fasonet. Çfare ka ndodhur?! Diçka qe e kemi paralajmeruar prej javes se pare. Merrni masa per te mbrojtur vijen e pare. Ju e dini u nda nga jeta doktor Arjan Pushi para disa ditesh, nje nga mjeket me.te nderuar, une e kam njohur personalisht.

Kemi sot te tjera raste qe nje mjek dhe nje infermiere jane infektuar. Pra, vija e pare dhe e fundit mbrojtese qe jane mjeket, infermieret, personeli shendetesor, shoferet e ambulancave; kjo eshte e para. E dyta duhet urgjentisht te merren masa sa i perket tamponimit dhe analizave, sepse edhe sot mesa pash nga komunikata, ishin duke 380 teste. Jane te pamjaftueshme ne kete situate. Ndersa apeli qe kam per qytetaret eshte te mos e nenvleftesojne kete situate. Maska ne ambiente te mbyllura, ne afersi me njerezit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku03/07/2020 23:40

Ose Luli është është i verbër, ose ka fetën e vet në këtë maskaradë që quhet kovid. Edvin krimi ka gënjyer e vazhdon të gënjejë mbi shifrat e pandemisë. Edvini nuk raportonte vdekjet nga kovid19, duke jusifikuar për patollogji të tjera shoqëruese, tip majasëll, thoi i gishtit të vogël në mish, prostatë ... etj, për të zvogëluar numrat. Sot ndodh e kundërta, kë të besojmë, Edvinin dje api Edvinin sot? Qëllimi i kësaj sjelljeje është i qartë, Mbyllja e kufijve, rrënimi i ekonomisë, rrënimi i turizmit. Kjo i shërben dy strategjive. Së pari korrja e kanabisit që ka mbuluar gjithë Shqipërinë, si kurrë ndonjëherë, helbete, vit elektoral, i duhen lekët për çunat problematikë të Damianit, nuk do dëshmitarë turistë të huaj, nuk do incidente të turistëve me policët që ruajnë dhe korrin kanabisin. Së dyti, kërkon të falimentojë të gjithë operatorët ekonomikë të vegjël e të mesëm, qëllimi ta përqëndrojë tërë ekonominë në duart e një grushti të besnikëve të vet, duke blerë gjithçka të falimentuar për 5 pare spec. Kot nuk u turr për prishjen e ndërtimeve "pa leje" në prag sezoni. Këto gjëra Luli duhet ti denoncojë me gjithë bateritë e opozitës, sidomos ndërkombëtarisht. Por Luli është i zënë të premtojë se çfarë do bëjë qeveria e tij kur ai të marrë pushtetin, më 36 gusht, kur të piqen rrusht... Ne jemi në një emergjencë kombëtare e ndërkombëtare, zi e ma zi nuk ka si bëhet, nuk ka kohë me prit sa të mblidhet kanabisi, duhet vepruar sot.

Shto koment

Denonco