Do tentojë Rama të përçajë opozitën? Basha: Tenton çdo ditë por...

Do tentojë Rama të përçajë opozitën? Basha: Tenton çdo ditë por...

21:45, 03/07/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha është i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur mbi ngjarjet e aktualitetit në vend. “Zgjedhjet/ Do tentojë Ramsi të përçajë opozitën?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision.

“Sigurisht që do ta tentojë. Sikundër, mënyrat që ka janë dy dhe të thjeshta e s’ka të tretë. E para, është kjo që po mundohet të bëjë tani, të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore.

E dyta, është që t’i lërë partitë të hyjnë në zgjedhje si janë dhe të bëjë një tentativë për ndryshim numrash pas zgjedhjeve. Nëse vijnë shumë afër numrat, ai mund të tentojë të tërheqi ndonjë, të blejë ndonjë deputet”, ka thënë Arjan Çuri.

“Tenton çdo ditë, por nuk ia del. Do tentojë çdo ditë, nuk do ia dali derisa të largohet. Mos të merremi me të kaluarën, mirë do ishte të mësojmë nga e kaluara”, tha Lulzim Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco