A do t'i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur pandeminë? Ja si përgjigjet Basha

A do t'i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur pandeminë? Ja si përgjigjet Basha

21:15, 03/07/2020

I ftuar në “Zonë e Lirë”, kryetari i PD, Lulzim Basha komentoi aktualitetin politik në vend.

I pyetur nëse, kryeministri Edi Rama do të përdorë pandeminë e Covid-19 për të shtyrë zgjedhjet, kreu i PD u shpreh se një gjë e tillë nuk ka asnjë shans.

“Nuk ka asnjë shans. Zgjedhjet u mbajtën në Francë, u mbajtën në Serbi. Nuk ka asnjë shans”, tha Basha.

Sa i përket koalicioneve dhe përpjekjeve të mazhorancës për ti ndaluar, kreu i opozitës u shpreh se:

“Koalicionet parazgjedhore janë në Kushtetutë për një arsye të thjeshtë sepse parashikohet si e drejtë themelore e drejta e asocimit, e bashkimit, njerëzit bashkohen për shkak të objektivave të ngjashme, etj. Këtu diskutimi për sistemin është mbyllur më 5 qershor, unë personalisht besoj se Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë Kushtetuese që do forcojë llogaridhënien para qytetarëve. Kjo do jetë një nga temat që do t’i shtojmë shqiptarëve për diskutim pas zgjedhjeve të ardhshme.

Do forcojmë institucionet e kontrollit, kam propozuar një parlament me dy dhoma dhe një sistem mazhoritar të hapur. Këtu problemi nuk është sistemi, sistemi bie në pre e demokracisë shqiptare. Kjo është të ndryshosh temën e diskutimit, mos të flasin për presionin që i bëhet votuesve, është thjesht një trup propagandistik, Rama do bëjë gjithçka për pushtetin e tij.

Kemi njerëz (deputetë të opozitës parlamentare) që kanë nënshkruar lënien e mandateve, me dy ose tre përjashtime. Pastaj kanë ndodhur magjira të mëdha, dikujt i kanë falur borxhe, dikujt i janë premtuar favore, mos futje të vëllait në burg, këta përbëjnë në masë të madhe, s’po them të gjithë, këta janë ata që ju i thoni opozita parlamentare. Këta, që duhet të ishin më të interesuarit për koalicion, dalin e thonë që s’duan koalicion. Këta janë Edi Rama, që hedh gurin dhe fsheh dorën, është i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme.

E para, këtu nuk kemi ardhur dhe PS detyrohet të kalojë amendamentet e kodifikuara pa ndryshime, përbën jo vetëm detyrimin e palës tjetër që ka nënshkruar këtë marrëveshje, por është edhe plotësimi i kushtit të parë që është vendosur nga BE.

E dyta, është që duke treguar një mospërfillje të tillë në rradhë të parë për zgjedhjet, për marrëveshjen, për aleatët, për Mike Pompeo-n, nqs ky për të kurorëzuar veten e vet mbret, në ditën më të zezë për PS për shkak të tij kryen një veprim të tillë, ky është një veprim i rrezikshëm për demokracinë. Unë natyrisht do të marr vendimet e mia, do jetë një vendim kritik. Kam besim se në PS ka një qartësim gjithmonë e në rritje që t’i shkosh mbrapa etjes për pushtet të Ramës do jetë fatale.

Nëse Rama i shkon kësaj marrëzie deri në fund, ata do kryejnë një akt të pamoralshëm ndaj shoqërisë shqiptare, i vlerëson shoqëria”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco