Grida Duma: Hapja është diskutuar me partnerët, mendimi kritik është vlerë në PD

Grida Duma: Hapja është diskutuar me partnerët, mendimi kritik është vlerë në PD

20:27, 03/07/2020
A+ Aa A-

Ish deputetja e PD, Grida Duma ishte e ftuara e mbrëmjes e gazetares Juli Krisafi në Syri TV.

Përmes një lidhje via Skype, Duma u shpreh se kryeministri Edi Rama po përgatitet për iken, ndërsa shtoi se PD nuk humb asnjë aset të vetin. Mendimi kritik është vlerë në selinë blu.

Sipas Dumës, shtresa e mesme ka emigruar, ndërsa në vend kanë mbetur të varfërit dhe një grusht njerëzish të pasur.

“Një Shqipëri që është shkretuar, me shtresën e mesme që ka emigruar, e ka mbetur mes shtresës bazike, atyre që nuk kanë fare dhe “pesëçes” që kanë gjithçka, është një Shqipëri që pa dyshim kërkon një tjetër vëmendje, një tjetër lloj opozite dhe një tjetër specifikë e të bërit opozitë. Në këto kushte, shkuarja drejt kontratës me demokratët, unë besoj se i shërben këtij momenti dhe rritjes së kredibilitetit. Ka një atmosferë tjetër. Atmosfera e propozimeve, e diskutimeve”, tha Duma.

Sa i përket rikthimit të të larguarve në PD, Duma u shpreh se, askush nuk e ka patur derën e mbyllur.

“PD është një parti që kërkon një mjeshtëri të madhe të të bërit politik. PD e tërheq elektoratin e saj jo vetëm nga një shtresë e popullsisë. Nga fermerët ose fshatarët, nga të persekutuari politikë, te profesionistët që kërkojnë meritokracinë, te kapitalistët, tek ata që ishin pronarë dhe u morën pronat e tek pronarët që e kanë bërë pronën falë kapitalit të ndershëm. E shikoni sa e vështirë është të bësh bashkë një elektorat që nuk ka lidhje kulturore me njëri-tjetrin. Në këto kushte është mëse normale pasi nuk humb asnjë aset të vetin. Unë kam qenë gjithmonë se, kush do të rivijë nga ata që kanë kontribuar dje apo nga ata që mund të kenë qenë të shkëputur dhe vijnë e gjenden në situata meritokratike, pra nuk cënon asnjë që ka bërë opozitë. Dera për ta nuk ka qenë mbyllur kurrë. Edhe kur kanlë qenë kritikë, është diskutuar me ta. Kanë qenë ata që kanë qëndruar në distancë., Afrimi është edhe vullnet i tyre. Lidershipi i PD bën balancën e mitë mes sakrificës të këtyre 7 viteve dhe aseteve që vijnë. Sot kush është kundër Edi Ramës, duhet të mbledhë energjinë dhe të jemi në një front të plotë kundër Ramës. Kaq mjafton", tha Duma. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco