Situata e rëndë me Covid-19/ Mjeku: Shqipëria në duart e 7 grave, të tjerët që flisnin në televizione…

Situata e rëndë me Covid-19/ Mjeku: Shqipëria në duart e 7 grave, të tjerët që flisnin në televizione…

20:07, 03/07/2020

Mjeku i njohur Petrit Vargu, shumë aktiv gjatë periudhës së pandemisë në vend, shprehet se, Shqipëria ndodhet në situatë alarmante ndërsa shton se gjithçka është në dorën e 7 grave dhe të tjerët e deklaratat e tyre në studiot televizive janë përgënjeshtruar.

Sipas Vargut, i cili foli për Fax News, nëse hapja do të ndodhte në bazë të një planifikimi dhe mirëstrukturimi e jo në bazë të urdhrave nga lart, ndërsa mund të përfitohej sipas tij pasi agresiviteti i koronavirusit është ulur.

“Hapja e karantinës nuk u bë në një plan të strukturuar por me një urdhër. Do të hapeshin restorantet, mjetet publike, aktivitetet prodhuese, kush do hapeshin me herët e kush më vonë. u caktuan disa data me një buzëqeshje të shtirur e atyre që drejtojnë.

Njerëzit që drejtojnë shëndetësinë janë inkopetentë, Shqipëria me gjithë respektin e madh për gratë, është në dorën 7 grave zonjës Bino që është shumë e respektuar prej të gjithëve, dhe 6 punonjësve të tjerë, të tjerët dalin në studiot t e televizioneve. Nuk ka në nxjerrë asgjë përveç kollituni tek brryli dhe lani duart. Ato që kanë thënë nëpër televizione janë përgënjeshtruar nga faktet. Jemi në pragun ku agresiviteti është ulur por jo në masë që të stopojë pandeminë. Do na ndihmonte shumë nëse hapjen do ta bënim të planifikuar, të studiuar në bazë të projeksioneve dhe jo urdhrave që vijnë nga lart”, tha Vargu.

“Kurrë mos thuaj kurrë me pandeminë, është si puna e fizarmonikës njëherë tkurret njëherë lëshohet, nuk ka një kurbë. Natyrisht duheshin marrë shembuj nga vendet e zhvilluara. Ne nuk po marrim dot specialistë të huaj, kjo mënyrë hermetike që e kemi mbajtur të mbyllur këtë situatë pandemike, ne e kemi mbajtur të mbyllur ndaj kolegëve shqiptarë jo më të huajve”, shtoi Vargu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skot05/07/2020 11:27

Kur do ta kuptojne shqiptaret se Covid19 nuk eshte larguar?A ekzistojne ne Shqiperi "burra" qe te marrin persiper pergjegjsine per yta shpetuar ate vend?

Shto koment

Denonco