Basha pret Hotin: Mbështesim objektivat e Kosovës, dialogu ...

Basha pret Hotin: Mbështesim objektivat e Kosovës, dialogu ...

16:21, 03/07/2020
A+ Aa A-

Kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur për herë të parë Avdullah Hotin, si kryeministër të Kosovës i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Basha tha se PD mbështet objektivat e Kosovës sa i përket qeverisë së re në dialogun Kosovë- Serbi por edhe të menaxhimit të pandemisë.

Sipas Bashës, dialogu Kosovë- Serbi duhet të përmbyllet me njohje reciproke, kurse qeveria e Hotit është shembull i lehtësimit të pasojave të krizës ekonomike.

‘Jam i sigurtë që gjithë bashkëqytetarët tanë, suksese në drejtimin e Kosovës. Me Hotin diskutuam për një numër çështjesh. Së pari, për sfidat e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian. Ku kam përshëndetur Hotin për ngritjen e Këshillit të Ekspertëve. Gjithë partitë në Kosovë të jenë për dialogun me Serbinë. PD mbështet objektivat nga autoritete e Kosovës. Njohjen reciproke, dhe aspektet e tjera.

Hoti vjen me kredenciale dhe background, me përvojë të jashtëzakonshme në fushën e ekonomisë. Diskutuam për pasojat ekonomike të COVID-19. Kosova përbën shembull se si qeveria dhe Hoti po përgatiten për të lehtësuar pasojat. Për t’u fokusuar tek zhvillimi ekonomik dhe punësimin.

Dua po kështu të shpreh besimin tim, bindjen time, se nën drejtimin e kryeministrit Hoti, Kosova do të dijë t’ia dalë mbanë, gjithë përvojën, mençurinë, dhe kurajon për të ecur përpara. Pavarësisht situatës politike, drejt synimit për një shtet të fortë, demokratik, sovran, i pavarur, anëtar i NATO-s dhe i BE-së.

Së fundmi, në këtë 30- vjetor të deklaratës kushtetuese, për mua personalisht, si bashkëmoshatar i Hotit, është kënaqësi që Kosova është e pavarur, dhe ka në drejtim politikanë të zotë, që janë rritur dhe mbrojtur me idealet e lëvizjes paqësore për pavarësisë. Janë pajisur me dijet, formimin, moralin, dhe mendësinë. Nga zemra Hotit i uroj suksese në detyrën e tij. ”- tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco