Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tavo thirrje qeverisë: Mbroni shëndetin publik, mbroni vendin

Tavo thirrje qeverisë: Mbroni shëndetin publik, mbroni vendin

15:59, 03/07/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo përmes një deklarate për mediat komentoi situatën e pandemisë Covid 19.

Sipas tij më shumë se sa menaxhim i situatës pati propagandë të dalë boje, ndërkohë që virusi shpërtheu kryesisht nëpër spitale, të cilat u bënë vatra kryesore e përhapjes së virusit.

Tavo i bën thirrje qeverisë të lërë propagandën dhe të mbrojë jetën e shqiptarëve.

Deklarata e plote e Vangjel Tavos

Situata e Pandemisë COVID-19 në të cilën ndodhemi është tërësisht kaotike dhe jashtë kontrollit.

Në momentin që u shfaq pandemia, qeveria shqiptare dhe kryeministri në vend të një strategjie solide e të qartë zgjodhën që gjithçka ti lihej spontanitetit, improvizimeve dhe protagonizmit mediatik, dhe përdorimit të vazhdueshëm politik.

E gjitha një e trajtuar si një show dhe komedi ndërkohë që tashmë është shndërruar në një dramë të cilën po e vuajnë shqiptarët dhe vendi.

Propaganda se qeveria po e përballon më së miri dhe se Shqipëria ka arritur sukses të jashtëzakonshëm është e rremë. Dhe këtë e dinë më mirë se kushdo stafi mjekësor që prej muajsh punon në frontin e parë pa mjetet e duhura mbrojtëse, por edhe shqiptarët dhe mospërputhja e shifrave të të infektuarve të shpallura nga qeveria.

Sot, në dalje nga pandemia, rastet e deklaruara janë shumë herë më të larta se sa në pikun e saj. Në pikun e saj më 2 prill, kemi pasur 27 dhe kemi arritur të kemi deri në 90 raste.

Qeveria refuzoi te? be?nte testim te? gjere? ndërkohë që OBSh apelonte për sa më shumë testime.

Refuzuan te? aktivizonin mjekun e familjes.

Refuzuan te vinin ne? pe?rdorim e te? blinin ne? mase? mjetet mbrojte?se.

Së pari për personelin mjeke?sor por edhe pe?r qytetare?t ne? te?re?si.

Dhe pe?r shkak te? ke?tij menaxhimi të keq e të papërgjegjshëm, lajmet qe? na vine? nga personeli mjeke?sor janë? një?ri me? i dhimbshëm se tjetri.

QSUT-ja është kthyer ne? nje? vatër infektimi ndërkohë që kjo s’duhet te? ndodhte kurrë pasi e?shte? nje? instrument dhe nje? front pune i cili duhet te? ishte ne? gadishmëri e ku mjeke?t dhe infermiere?t e saj te? ishin te? mbrojtur edhe pe?r veten e tyre, por edhe pe?r te? kryer detyrat e re?nde?sishme qe? ata kane? lidhur me pandeminë?.

Ka raste edhe ne? spitalin e traume?s. Kjo është alarmante. Personeli mjekësor u la dhe vazhdon të mbetet pa mbrojtje.

Qytetarët e thjeshtë që në fillimin e kësaj beteje u sollën ne? me?nyre?n me? te? pe?rgjegjshme te? mundshme. Duruan madje edhe kufizime ekstreme të panevojshme. Toleruan akte normative anti-kushtetuese të nxjerra nga qeveria apo urdhra nga facebook-u i kryeministrit.

Por në mungesë të plotë transparence dhe profesionalizmi qeveria ka lejuar shtimin e rrezikshmërisë ndaj qytetarëve shëndetit publik.

Dhjetëra sugjerime u janë dërguar këtij kryeministri, me të gjitha mënyrat e mundshme, me të gjitha mundësitë e komunikimit, nga këto foltore, nga mundësi të tjera komunikimi, pa u lodhur, dhjetëra propozime dhe sugjerime konstruktive profesionale në emër të ndërgjegjes shoqërore, në emër të profesioneve, të gjitha të refuzuara.

E gjithë situata është menaxhuar politikisht dhe jo profesionalisht. Specialistët u lanë në hije ndërsa propagandistët me papërgjegjshmëri venë në rrezik jetën e qytetarëve.

Në këtë situatë alarmante i apeloj Ministrisë së Shëndetësisë të organizojë në gjendje gatishmërie jo vetëm stafin mjekësor aktiv por edhe ata mjekë dhe infermierë në pension e madje edhe studentët e viteve të fundit të mjekësisë, të dëgjojë rekomandimet e specialistëve, të ndërtojë bashkë me ta një stretegji solide në përputhje me direktivat e OBSh, të shtojë numrin e testimeve, pasi mungesa e transparencës dhe neglizhenca në mos bërjen e testeve rrezikon jetën e qytetarëve, dhe të sigurojë të gjitha pajisjet mbrojtëse për bluzat e bardha, të cilët kanë qenë e do mbeten gjithmonë heronjtë e heshtur të këtij vendi.

Lëreni propagandën e konsumuar e dalë boje dhe politikat me regji por mbroni jetën e shqiptarëve.

Mbroni shëndetin publik. Mbroni vendin. Tani dhe menjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco