Presidenti Meta dekreton Bajram Begajn me gradën 'Gjeneral Major'

Presidenti Meta dekreton Bajram Begajn me gradën 'Gjeneral Major'

14:58, 03/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Major” për Gjeneral Brigade Bajram Rushit Begaj, me detyrë “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”.

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998. 

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:

-“Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri; 
-“Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri; 
-“Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri; 
-“Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA; 
-“Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.

Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. 

Ai ka kryer detyra të ndryshme si: 

-Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, 
-Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, 
-Drejtor i Spitalit Ushtarak, 
-Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nik03/07/2020 15:07

E meriton Bajrami vertet , njeri super.

Shto koment

Denonco