Basha nga Velipoja: Banditët e pushtetit, shkatërruan sezonin turistik

Basha nga Velipoja: Banditët e pushtetit, shkatërruan sezonin turistik

13:55, 03/07/2020
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar sot Velipojën e shkatërruar nga fadromat shkatërruese të qeverisë.

‘Me nisjen e sezonit turistik, në vend të mbështetjes nga qeveria, ata u goditën nga fadromat dhe prishjet selektive akoma pa filluar të nxjerrin sadopak të ardhura për banorët atje’, tha Basha gjatë vizitës së tij.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Sot në Velipojë u takova me sipërmarrës të sektorit të turizmit të zonës. Velipoja ka një natyrë të mrekullueshme dhe njerëz punëtorë, që mbajnë familjen me turizmin dhe strukturat e tij mbështetëse.

Me nisjen e sezonit turistik, në vend të mbështetjes nga qeveria, ata u goditën nga fadromat dhe prishjet selektive akoma pa filluar të nxjerrin sadopak të ardhura për banorët atje. Pa asnjë dokument, banditët e pushtetit shkatërruan mundin dhe djersën e qytetarëve dhe kjo për t'u hapur rrugë projekteve korruptive të oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Politikat korruptive në shërbim të një grushti oligarkësh e kanë dëmtuar turizmin dhe ekonominë. Sipërmarrësit më thanë se i kanë paguar të gjitha taksat këto tre muaj, pavarësisht se janë gjendur pa punë dhe mundësi reale për t'i paguar.

Tregtarët e zonës më thanë se xhiroja është përgjysmuar dhe shpresat për të nxjerrë shpenzimet e tyre për këtë vit janë fare të pakta.

Kjo situatë kërkon zgjidhje. Dhe që abuzimi, korrupsioni, shkatërrimi i mundit dhe djersës së shqiptarëve për afera korruptive të marrë fund, duhet të ndëshkohen përgjegjësit. Pandëshkueshmëria në këtë vend do të marrë fund.

Të gjithë ata që kanë prishur pronën e ndërtuar me gjakun dhe djersën e shqiptarëve, do të marrin dënimin e merituar. Këta banorë që kanë parë investimin e jetës të rrënuar para syve, meritojnë drejtësi.

Pushuesit nga Kosova nuk do të rëndohen më me tarifën prej 5 eurosh. Ne do ta heqim taksën e Rrugës së Kombit që na ndan me vëllezërit tanë.

Ne do t'i heqim bizneseve, bandat e taksidarëve nga qafa si dhe do të anulojmë ‘taksën Rama’ për karburantin.

Vëmendja jonë do të përqendrohet te biznesi i vogël, si sipërmarrja që përbën shtyllën kryesore të ekonomisë në vend, duke caktuar vetëm një taksë 0.5% të xhiros vjetore. Qeveria jonë do të investojë në infrastrukturën rrugore, ujë dhe kanalizime dhe në rrjetin energjetik, në mënyrë që turizmi shqiptar të ketë kushte normale dhe të denja për pushuesit shqiptarë dhe të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco