Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Polonia vendos lejimin e fluturimeve nga Shqipëria, me kushte

Polonia vendos lejimin e fluturimeve nga Shqipëria, me kushte

12:54, 03/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi sot se autoritetet polake kanë vendosur për lejimin e fluturimeve ndërkombëtare me një sërë shtetesh, përfshirë Shqipërinë, duke nisur nga data 1 korrik 2020.

Sidoqoftë, mundësia për të hyrë në territorin e Polonisë është për shtetasit polakë, si dhe të huajt që:

janë martuar me shtetas polakë, fëmijë të shtetasve polakë dhe persona nën kujdesin e shtetasve polakë;
janë mbajtës të Kartës Polake;
pjesë e misioneve diplomatike;
kanë leje qëndrimi të përkohshme ose përhershme në Poloni;
kanë të drejtë për të punuar në Poloni, përfshirë punëtorët ndërkufitarë;
drejtojnë një automjet të përdorur për transport të mallrave.
kryejnë transport ndërkombëtar rrugor ose transport të kombinuar, që kalojnë nëpër territorin e Polonisë a) me qëllim të marrjes së një periudhe pushimi, b) pasi të kalojnë një periudhë pushimi jashtë vendit ose pushim nga kryerja e punës;
janë nxënës të shkollës dhe studentë që studiojnë në Poloni;
janë rezidentë në një nga vendet anëtare të BE-së, të EEA-së dhe Zvicrës (apo bashkëshortë dhe fëmijë të tyre), dhe për qëllime tranziti nevojtet të kalojnë në territorin e Republikës së Polonisë drejt vendit të qëndrimit.

Sa i përket regjimit në fuqi për qytetarët shqiptarë, aktualisht qeveria polake po punon për rregullore të reja për zgjerimin e kategorive të personave që mund të hyjnë në Poloni nga Shqipëria."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco