Hoti në Tiranë, Rama i kthehet avazit të vjetër: Mbledhje mes 2 qeverive

Hoti në Tiranë, Rama i kthehet avazit të vjetër: Mbledhje mes 2 qeverive

11:53, 03/07/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti ndodhet në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare në vendin tonë.

Takimi i parë është zhvilluar me Edi Ramën i cili e ka pritur homologun kosovar, në Pallatin e Brigadave ku është bërë edhe ceremonia zyrtare.

Më pas dy kryeministrat, kanë dalë në një konferencë të përbashkët.

Gjatë kësaj konference, Edi Rama ka deklaruar se do të ketë një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, praktikë e ndërprerë prej disa vitesh.

Edhe më herët janë zhvilluar mbledhje të tilla, por përveç se fjalëve dhe nënshkrimit të dokumenteve, asgjë konkrete nuk ka pasur.

‘Jemi dakorëdësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit.

Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komuniktare dhe potencialin e nismave të përbashkëta’ - tha Edi Rama gjatë fjalës së tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari03/07/2020 12:33

Kësaj i thonë: Pirdh se shfryhesh nga poshtë!!! Këto 8 vite kemi parë e dëgjuar nga Rama vetëm karlliqe, traplliqe, kombinime idiote, poshtërsira, maskaralliqe dhe hajdutëlliqe ekstreme!!! Një nga këto karlliqe Ramiste është dhe kjo "ide idiote patriotike", e cila nuk ka asnjë rezultat!!! Sfidat për të dyja qeveritë shqiptare dihen: Lufta kundër korrupsionit dhe hajnisë qeveritare!! A mundet që ta luftojnë korrupsionin dhe hajninë qeveritare vetë qeveritarët???!!!! Ndërsa sfida e qeverisë së Kosovës është heqja e vizave për lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë dhe njohja e shtetit të Kosovës nga OKB, për Edvin Ramën janë 15 kushtet e BE, PE dhe KiE!!! Ndërsa Edvin Rama vazhdon me karlliqet e tij të fundit!!!!

Shto koment

Denonco