Basha në Velipojë: Aty ku 'dhurata e Ramavirusit', ka qenë shkatërrimi i biznesve

Basha në Velipojë: Aty ku 'dhurata e Ramavirusit', ka qenë shkatërrimi i biznesve

10:39, 03/07/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shkuar sot në në Velipojë për të folur me sipërmarrësit dhe operatorët turistikë për situatën e vështirë ekonomike që po ndikon shumë fort në situatën e turizmit.

Basha tha se ka shkuar aty ku "dhurata e Ramavirusit" ka qënë vetëm shkatërrimi i bizneseve. Kryetari i PD takoi pronarin e një supermarketi në fillim, z.Pal Preka.

Më pas, ai ka shkuar në një zonë tjetër të Velipojë. "Një nga traditat më të shëmtuara të kësaj qeverisjeje, - tha ai, -  është se në prag të sezonit turistik i përvishet me fadroma dhe me buldozerë vijës bregdetare, jo për të pastruar dhe rregulluar, por për të goditur kryesisht biznesvee të vogla, familje në nevojë, njerëz që të ardhmen e vet kanë ato pak javë e muaj turizëm. Shqetësimi i njerëzve është në maksimun. E vetmja mënyrë për të mbijetuar është nëpërmjet sheslongëvë. Dëgjoni çfarë shprehjeje revolte", tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco