Debati i ashpër/ Paloka-Bollinos: Ktheji shqiptarëve lekët që ke marrë nga Rama

Debati i ashpër/ Paloka-Bollinos: Ktheji shqiptarëve lekët që ke marrë nga Rama

22:41, 02/07/2020

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është përfshirë në debate të ashpra me pronarin e Report TV, Carlo Bollino.

Gjithçka nisi pas deklaratave të Bolinos në lidhje me një hapje tjetër të PD-së në prag të zgjedhjeve të ardhshme, ku gazetari e konsideroi fasadë propagandistike.

"Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues", u përgjigj Paloka.

Pjesë nga debati ‘Open’:

Bollino: Bie dakord me Bushatin. Ka një ndryshim nga hapja e PD-së në 2005.

Paloka: Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues.

Bollino: Unë jam gazetar i lirë dhe kështu kam qenë gjithmonë.

Paloka: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij.

Bollino: Nuk i shërbej askujt. Jeni ju ai që jeni lëpirë pas shefit tuaj. Kjo është hapja e PD-së duke krijuar armiq.

Paloka:  Kam punuar për 10 vite si gazetar te Rilindja Demokratike. Ma gjej një shkrim që tregon se i lëpihem Sali Berishës. Jam në PD se jam njeri i lirë. Carloja ti kthejë shqiptarëve lekët që ka marrë nga Edi Rama.

Paloka: Një njeri që ka pranuar listat me hajdutë kritikon hapjen e PD

Bolilno: Ma trego me raste konkrete

Paloka: Që të gjykohet PD nga njerëz që i bëjn fresk ramës me listat me kriminele dhe thojnë që pd nuk qeka e demokratizuar. Bushatit ia pranoj por ty jo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Gjyshi02/07/2020 23:11

Ah cja paske bere mire ketij sahan lepiresi

Shto koment

Denonco