Parashikimi i zymtë i ekspertit: Ekonomia në det të hapur, pa kapiten. Po shkojmë drejt recensionit

Parashikimi i zymtë i ekspertit: Ekonomia në det të hapur, pa kapiten. Po shkojmë drejt recensionit

22:26, 02/07/2020
A+ Aa A-

I ftuar në "Çim Peka LIVE" ku u disktua mbi ekonominë në vend dhe ndikimin e pandemisë së Covid-19 mbi të, eksperti Dritan Shano bëri një parashikim të zymtë.

Sipas tij, rënia ekonomike kishte filluar rënien që para tërmetit të 2019-ës, ndërsa Koronavirusi e futi nga shiu në breshër.

Eksperti i ekonomisë u shpreh se, ekonomia do të shkojë drejt recensionit në shifrat 9%.

"Ne do shkojmë te skenari më pesimist. Do shkojmë te recensioni në nivelin 9%. Ekonomia shqiptare kishte marrë tatëpjetën para tërmetit të 2019.

Më parë, një raport thoshte se, “qeveria nuk ka beer shpenzime për të rriotur ekonominë” Pas tërmetit erdhi Covidi Nga shiu ramë në breshër, në pikëpamjen ekonomike.

Por kjo situatë nuk e pengoi qeverinë të prokuronte çfarë të donte. Në këto 6 muaj, qeveria ka marrë rreth 1 miliard euro borxh. Nga ana tjetër, e injoron komplet situatën ekonomike dhe varfërimin e qytetarëve. Dy pagat, që unë i quaj "paga të zborit" është 5,5 euro në ditë.

Nuk mjafton kjo, por vjen edhe Milot-Fier.

Ekonomia është në det të hapur, pa kapiten. Sepse kapiteni është në një botë paralele", u shpreh ndër të tjera Shano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco