'Godet‘ Klosi: Qeveria vendosi të shtyjë sezonin turistik deri më 15 nëntor

'Godet‘ Klosi: Qeveria vendosi të shtyjë sezonin turistik deri më 15 nëntor

21:54, 02/07/2020
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, ministri i Turizmit Blendi Klosi pati një debat me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi sa i përket shembjeve të objekteve në plazhin e Velipojës.

Teksa kjo e fundit e akuzoi atë dhe qeverinë për prishje selektive, Klosi lëshoi batutën që do të bëjë xhiron e rrjetit.

Sipas Klosit, qeveria ka marrë vendimin që, sezoni turistik të zgjatet. Tashmë jo deri në shtator, por deri më 15 nëntor.

"Turizmi në Shqipëri bëhet 12 muaj. Duhet të heqim konceptin e sezonit", tha Klosi, në një kohë kur në studio po flitej për sezonin detar, për të cilit mesa duket ministri nuk ka informacionin se, në 15 nëntor në Shqipëri e veçanërisht në Velipojë, nuk mund të bësh dot plazh.

"Në 15 nëntor ne në Shkodër veshim palltot", iu përgjigj Ademi, Klosit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti 03/07/2020 13:28

MINISTRI JON ESHTE NGA EKUADORI PRANDAJ BEN PLAZH 12 MUAJ HAA

Ato robt...02/07/2020 22:43

Po pse qeveria e vendos zgjatjen e sezonit turistik mor palaco???

Shto koment

Denonco