'Çim Peka LIVE'/ Shembjet në plazhin e Velipojës përplasin Klosin me Ademin dhe Shanon

'Çim Peka LIVE'/ Shembjet në plazhin e Velipojës përplasin Klosin me Ademin dhe Shanon

21:44, 02/07/2020
A+ Aa A-

Shembjet e IKMT në bregdetin e Velipojës përplasën në "Çim Peka LIVE" ministrin e Turizmit Blendi Klosi me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi dhe ekspertin e ekonomuisë Dritan Shano.

Ky i fundit e pyeti ministrin se, pse ky aksion nuk u bë më parë për të mos dëmtuar sezonin turistik, Klosi u shpreh se e njëjta gjë ndodhi edhe në bregdete të tjera.

Por Ademi këmbënguli se, ndërhyrja në Velipojë ka qenë selektive.

Debati në studio:

Shano: A mendoni se duke prishur e duke lënë me gërmadha, keni ndihmuar turizmin dhe operatorët turistikë, të cilët janë të penlizuar? Ai ishte momenti i duhur apo dëshirë për të shprehur arrogancë?

Klosi: Jo fare. Nuk ka lidhje fare. Sot bëhet më rehat plazh në Velipojë. Sot në Velipojë shikon struktura të jashtëzakonshme hotelerie. Këtë situatë ke në Shëngjin, në Tale, në Durrës. Të gjitha këto vjet, në takimet që kemi bërë, ka qenë edhe Ademi, janë ankuar se jemi në vijë të parë dhe nuk kemi hapësirë për të marrë plazh.

Ademi: Vetëm një ankesë keni patur në vijën 4 kilometra. Ka qenë e qëllimshme. Mund ta bënin në nëntor, mund ta bënin në shkurt.

Shano: Pse nuk e bëtë më parë këtë?

Klosi: Kjo situatë ndodhi edhe në Dhërmi, edhe në Vlorë, edhe në Durrës. Kjo nuk është e vërtetë. Nëse shteti është shtet, kryetari i bashkisë duhej të dënohej për ndërtim pa leje.

Ademi: Kjo nuk është e vërtetë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco