Deklarata e Klosit në Syri TV/ Peka: Çdo gjë që thuhet në këtë media, për qeverinë është panik

Deklarata e Klosit në Syri TV/ Peka: Çdo gjë që thuhet në këtë media, për qeverinë është panik

21:15, 02/07/2020
A+ Aa A-

I ftuar në "Çim Peka LIVE", ku po flitet për efektet e Covid-19 në ekonomi dhe veçanërisht në turizëm, ministri i Turizmit Blendi Klosi akuzoi mediat dhe veçanërisht Syri TV se, po përhapin panik me informacionet që publikojnë.

Teksa eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho u shpreh se "frika e qytetarëve është normale pasi situata ka dalë jashtë kontrollit", Klosi mori në mbrojtje qeverinë duke theksuar se u morën masat e duhura dhe se, po përhapej panik.

"Panik nëse thua se njerëzit janë të pambrojtur", tha Klosi. 

Por nuk ka munguar as ndërhyrja e drejtuesit të emisionit Çim Peka, i cili referuar edhe në ngjarje të mëparshme, lëshoi batutën e rradhës: "Çdo gjë që thuhet në këtë media për qeverinë është panik".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco