Shtimi i rasteve me Covid-19/ Klosi: Po përhapni panik; Specialisti: Situata ka dalë jashtë kontrollit

Shtimi i rasteve me Covid-19/ Klosi: Po përhapni panik; Specialisti: Situata ka dalë jashtë kontrollit

21:03, 02/07/2020
A+ Aa A-

I ftuar në "Çim Peka LIVE", ministri i Turizmit Blendi Klosi ka debatuar me specialistin e Shëndetit Publik Erion Dasho sa i përket rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19 në vend.

Klosi akuzoi mediat dhe jo vetëm se po përhapin panik, ndërsa mjeku deklaroi se pandemia i ka dalë qeverisë jashtë kontrollit.

Pjesë nga debati në studio:

Klosi: Patëm rezultate të jashtëzakonshme, por përsëri situata është nën kontroll. Kolapsin e sistemit shëndetësor ne e kemi shmangur. Njerëzit të jenë më të ndërgjegjësuar dhe të respektojnë gjithmonë e më shumë bazimet bazë që dimë nga kjo pandemi. 

Dasho: Kishim 13 raste në ditë mesatarisht, sot kemi 60 raste ditore. Kemi vetëm 30 vdekje në 2 javëshin e fundit të qershorit. Është momenti kur situata del nga kontrolli. Nuk e ndihmuan qytetarin por e stresuan. Bota ka thënë sëmundje. Shteti e ka lënë baltë, ndërsa qeveria nuk po i ndihmon. Ky është realiteti.

Klosi: Realiteti në këndvështrimin e një individi. Ky është paniku. 

Dasho: Je anëtar i qeverisë. Çfarë masash keni marrë?

Klosi: Ajo çka bëmë me mbylljet. Veprimi i shpejtë që morëm që në fillim të marsit. Ndryshe nga fqinjët tanë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco