'Banda e Don Lalës dhe Petrit Çelës terror në Elbasan. Policia: 'Janë tanët'

'Banda e Don Lalës dhe Petrit Çelës terror në Elbasan. Policia: 'Janë tanët'

17:35, 02/07/2020
A+ Aa A-

Bandat vijojnë të bëjnë ligjin në qytetin e Elbasanit.

Ky është denoncimi i një qytetari, i cili përmes Facebook-ut të ish kryeministrit Sali Berisha, rrëfen një ngjarje të rëndë ndodhur mbrëmjen e djeshme por që është mbajtur fshehur nga policia.

"Bandat në Elbasan ushtrojnë terror me pistoleta mbi popullatën! Narkopolicia bën sehir: Janë tanët!", shkruan ish-kryeministri, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit.

"Pershëndetje doktor. Mbrëmë në Elbasan, banda e Don Lalës dhe Petrit Çelës, me 2 makina, një golf 6 nje dhe një mercedes fugon Vito, kanë bërë terror në një lagje, "Te kinezët", kanë zbritur nga këto dy makina rreth 15 persona, disa me pistoleta në duar dhe të tjerët me shkopa bejzbolli duke rrahur të gjithë që ishin në lokal. Policia e mban të fshehur ngjarjen". 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco