Situata me Covid-19/ Tavo për Syri TV: Keqmenaxhim i qeverisë! Nuk mbrojtëm as bluzat e bardha

Situata me Covid-19/ Tavo për Syri TV: Keqmenaxhim i qeverisë! Nuk mbrojtëm as bluzat e bardha

16:45, 02/07/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë Skype për "Edicioni i Pasdites" në Syri TV, ish deputeti i LSI dhe ish ministri i shëndetësisë, Vangjel Tavo komentoi shtimin e rasteve me Covid-19 në vendin tonë dhe mënyrën se si qeveria po menaxhon situatën.

Sipas tij, shifrat në 3 mujorin e parë kanë qenë qesharake, ndërsa shtoi se, qeveria e keqmenaxhoi situatën.

"Situata e sotshme tregon qartë se, është keqmenaxhuar dhe tregon dështimin e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë me përballimin e situatës. Kur opozita kërkonte shtimin e numrit të tamponëve,  Edi Rama thoshte s'ka nevojë, i thotë opozita për konsum politik.

Qeveria bëri gafa të mëdha duke lejuar call center-at dhe fasoneritë të punonin. Ja ku jemi sot, janë kthyer në vatra infeksioni dhe më e keqja, kur opozita fliste për mbrojtjen e bluzave të bardha, personelit shëndetësor, përsëri kryeministri i quante qesharake denoncimet e herëpashershme të opozitës. Është për të ardhur keq që, për arsye të keqmenaxhimit të situatës, menaxhim diletant, sot QSUT është nga një nga vatrat kryesore. Nuk arritëm të mbronim as bluzat e bardha, por e kthyem QSUT në vatër infeksioni", tha Tavo

Sa i përket ndarjes nga jeta të prof.dr Arjan Pushi, ish profesor edhe i Tavos, ish ministri i Shëndetësisë u shpreh: "Vërtetë për të ardhur keq që një profesor i nderuar, ish profesori im në Fakultetin e Mjekësisë, humbi jetën nga kjo sëmundje. Nga an tjetër, Ministria e Shëndetësisë nuk mori asnjë masë serioze". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco