Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Më në fund Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

Më në fund Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

14:51, 02/07/2020
A+ Aa A-

Me 108 vota pro në Parlament, Arben Shehu është zgjedhur si kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Parlamenti ka miratuar kandidaturën e Presidentit të Republikës Ilir Meta për kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Arben Shehu ka marrë 108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim.

Pas votimit, Shehu ka bërë dhe betimin si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai falënderoi deputetët e Kuvendit për besimin që i dhanë.

Ky është propozimi i katërt që Meta dërgoi në Kuvend për këtë post. Më herët, mazhoranca ka rrëzuar kandidaturat e Vitore Tushës, Bahri Shaqirit dhe Petraq Milos.

Arben Shehu ka një eksperiencë 15-vjeçare në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Turi02/07/2020 16:31

Ore ky eshte antar i PS me teser. Dhe aktivist i flakte. Sbesoj te kete kaluar me LSI. Cudi si e propozoi Likja

Shto koment

Denonco