'Mafiozi Sadri Abazi kap kreun e Prokurimeve Publike'

'Mafiozi Sadri Abazi kap kreun e Prokurimeve Publike'

12:24, 02/07/2020
A+ Aa A-

Deputeti biznesmen i PS, Sadri Abazi, duket se ia ka arritur të vendosë njeriun e tij të besuar në krye të Komisionit të Prokurorimeve Publike të shtetit, për të përfituar me lehtësi tenderat e majmë shumëmilionësh. Fjala është për menaxherin e tij, Jonaid Myzyrin, që e ka hedhur me katapultë atje ku i nevojitej

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot se “mafiozi Sadri Abazi kapi kreun e Prokurimeve Publike të narkoshtetit! Menaxheri i tij emërohet nga Edvin Hajduti në krye të Komisionit të Prokurimeve, - ka nënëvizuar ai dhe me ironi ka shtuar:- Mëlçitë e qengjit në qafë të ujkut! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”

Doktor, vërtetohet edhe njëherë kapja që Sadriu i Ramës i ka bërë dhe po i bën KPP, duke emëruar në krye të KPP, Jonaid Myzyrin, menaxherin e Sadri Abazit nëpërmjet ndihmës së Taulant Ballës, që i kthen qokën e shpërblimeve në tenderat e radhës.

Është ky menaxher i Sadri Abazit, që ka denoncuar dhe znj.Grida Duma para disa vitesh kur e emëruan si inspektor për të kontrolluar ndrikullën Evis Shurdha, e cila u pushua për mosbindje për ëerkesat e pafundme të qokave të Ballës dhe tani duke e emëruar në krye të KPP.

Fituesi është shpallur, Doktor, ndonëse gara vazhdon.

Ta gëzojë kryetari i KPP, Jonaid Myzyri.

Për ta vertetuar t’i futet SPAK të transkriptojë komunikimet e T. Ballës me kry e ri të KPP.

Me këtë emërim e me garë fiktive, nuk ngelet më asnjë tender pa menaxhuar. Me respekt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco