Këlliçi: Në eksodin e dytë të shqiptarëve, 70% e azilkërkuesve janë rini

Këlliçi: Në eksodin e dytë të shqiptarëve, 70% e azilkërkuesve janë rini

11:27, 02/07/2020
A+ Aa A-

"Ndryshe nga eksodi i parë i largimeve masive të shqiptarëve (1991), në eksodin e dytë (2013-2020) 70% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 35 vjeç, - shprehet Belind Këlliçi, në ditën kur përkujtohet eksodi i shqiptarëve në ambasada i 2 korrikut 1990.

Sipas Këlliçit, kryetar i FRPD,  "pavarësisht se të rinjtë duan të largohen një orë e më parë nga Shqipëria, qeveria e dështuar nuk ka asnjë plan nxitës dhe asnjë nismë për krijimin e lehtësirave në ekonomi dhe biznes.

Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti i Politikave Europiane në Kosovë, Shqipëria mban vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për numrin e azilkërkuesve në shtetet e BE.

Shifrat e frikshme të vendit tonë nuk krahasohen dot me vendet e rajonit të mbledhura së bashku, ndërkohë Edi Rama vazhdon t’ia faturojë këtë fenomen liberalizimit të vizave dhe të mos mbajë asnjë përgjegjësi."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco