Auditi/ Ja pse KLSH kërkon që Teatri të rindërtohet siç ishte

Auditi/ Ja pse KLSH kërkon që Teatri të rindërtohet siç ishte

10:39, 02/07/2020
A+ Aa A-

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar një audit në Institutin e Monumenteve të Kulturës, pas shembjes së godinës të Teatrit Kombëtar.

Në auditin e publikuar nga KLSH-ja evidentohen disa shkelje në procedurat e ndjekura nga institucionet në procesin e kalimit të pronësisë për Bashkinë Tiranë me vendim të Këshillit të Ministrave. Në këtë reagim bën thirrje që Instituti i Monumenteve të Kulturës duhet që t’i kërkojë qeverisë që të rindërtojë godinën ashtu siç ishte në vendin që ishte, dhe me të njëjtin stil arkitektonik.

“Nga auditimi u rekomandua që të merren masa të menjëhershme që procesi i miratimit apo dhe nevoja e ndryshimit apo përcaktimit të kufijve dhe koordinatave të Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës apo dhe e qyteteve të tjera në vend, t’i nënshtrohet një procesi të gjerë e të plotë shqyrtimi dhe diskutimi, me argumente të qarta nga institucionet shtetërore të përfshira në proces, si Këshilli Shkencor, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, ministri i Kulturës (në cilësinë edhe të Kryetarit të KKR-së) dhe vetë Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, duke përmbushur dhe ushtruar kështu funksionet institucionale për të cilat janë krijuar.

IMK-ja, në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, si dhe Këshilli Shkencor në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, pasi të kryejnë analiza të plota të vendimmarrjes, në të cilën kanë kaluar dy VKMtë e fundit të vitit 2017 dhe 2018 për ndryshimin e kufijve të zonës historike Tiranë, të propozojë revokimin e VKMve të sipërcituara për ndryshimin e vendimit për nxjerrjen jashtë kufijve të zonës historike të sipërfaqes ku ndodhej ndërtesa e Teatrit Kombëtar, si dhe në zbatim të Vendimit të ndërmjetëm të KLSH nr. 36 datë 14.05.2020 `Për adresimin e problematikave të shfaqura mbi çështjen e Teatrit Kombëtar dhe propozimin për pezullimin e vendimmarrjeve mbi këtë objekt nga kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës`, t’i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në zonën ku ka qenë godina e mëparshme, në të njëjtin stil dhe pamje arkitektonike që ajo ka pasur, me të njëjtat volume dhe në të njëjtin projekt”, thotë KLSH.

Përveç kërkesës për Institutin e Monumenteve të Kulturës, KLSH-ja paralajmëron edhe një padi në Prokurori për të gjitha shkeljet e kryera gjatë procesit që i parapriu shembjes së teatrit. “Vendim marrja e mëparshme e IMKsë në cenim të zonës së mbrojtur të ish-godinës së Teatrit Kombëtar përcillet si indice penale në Zyrën e Prokurorisë Tiranë. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 66/2 prot., datë 21.01.2020, ka përfunduar auditimin e Përputhshmërisë në Institutin e Monumenteve të Kulturës (IMK) Tiranë, për veprimtarinë nga data 01.01.2018 deri më datën 31.12.2019.

Nga ky auditim, u konstatuan disa problematika dhe shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Më konkretisht shkeljet e konstatuara evidentohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit, miratuar me vendimin e kryetarit të KLSH-së Nr. 54, datë 29.05.2020”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e KLSH./Panorama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Altin02/07/2020 17:31

Klsh mund te kete te drejte per sa I perket konstatimit ne rastin e teatrit, por detyra e lene eshte jashte kompetencave te daj. K.L.Sh nuk eshte organ qe konteollon kushteturshmerine dhe ligjshmerine e akteve te Institucioneve shteterore, por ajo kontrollon ligjshmerine NGA pikpamja e administrimit te fondeve publike. Per kete vuan gjithe shoqeria jone. KALIM TE TE DREJTAVE DHE K PO MPETENCAVE flm

Shto koment

Denonco