Basha: Qeveria ime nuk ka për ta njohur koncesionin 1.2 mld euro të rrugës imagjinare Milot – Fier

Basha: Qeveria ime nuk ka për ta njohur koncesionin 1.2 mld euro të rrugës imagjinare Milot – Fier

10:33, 02/07/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi sot nga Divjaka se qeveria në ikje, ka ndërmarrë një projekt tjetër vjedhjeje dje, që nuk ka asnjë shans të realizohet: dhënien e 1.2 miliardë eurove për rrugën imagjinare Milot-Fier.

“U bëj thirrje të heqin dorë nga ky hesap pa hanxhinë, biznesmenëve, që të vijnë nga të duan, se nuk kanë asnjë shans për ta marrë. Një nga ligjet e para që ne do të bëjmë do të jetë Ligji Antimafia, siç është edhe ky pseudotender 1.2 miliardë euro dhe vepra të tilla korruptive. “

Në videon e realizuar duke përshkruar Divjakën, Basha tha: “Hapi i parë që duhet ndërmarrë në një situatë të tillë, është stabilimi i situatës së pandemisë që deri tani ka vetëm fjalë dhe asgjë konkrete për ta kthyer së paku numrin e infektimeve në paramterave normal. Në këto kushte, BE nuk ka për t’i hapur kufijtë. Fqinjët nuk i kanë këto probleme, si Greqia, Mali i Zi. I vetmi vend që ndëshkohet është Shqipëria.

Tani do t’u them dhe diçka tjetër, se cili është prioriteti i kësaj qeverie, e cila në vend që t’i dedikohet çdo sekondë, çdo qindarkë për të pamundurit, e keni parë çka bërë dje?! E keni parë çfarë kanë bërë dje?! Kanë dhënë konçesion 1.2 miliardë euro për rrugën imagjinare Milot – Fier.

Imagjinare, sepse një pjesë e madhe e kësaj rruge është ndërtuar, apo jo?! Është ndërtuar atëherë kur tallej Edi Rama, kur thoshte “rrugë rrugë rrugë…” dhe i bie Shqipërisë nga Tropoja në Sarandë brenda ditës dhe fliste sikur i binte mbi gomar. Jo sikur ecte mbi rrugët. Vetëm sepse e kishte ndërtuar Partia Demokratike, vetëm sepse e kishte ndërtuar kundërshtari politik. Po kjo ështe e kaluara.

E sotmja flet fare qartë. Një qeveri në ikje jep një konçesion 1.2 miliardë euro për një rrugë imagjinare Milot - Fier.

Para disa ditësh e thashë në media, e thashë edhe në një komunikim me ju, që qeveria e ardhshme nuk ka për të njohur asnjë prej këtyre konçesioneve, asnjë prej këtyre kontratave, asnjë prej këtyre tenderave.

1.2 miliardë euro! Cila qeveri ka guximin të ndërmarrë një shpenzim që është baraz me 6 vite investime publike të qeverisë  shqiptare e të lidhë një kontratë të tillë, ndërkohë që bëhet gati të ikë?! Ky nuk është asnjë gjë tjetër përveçse një projekt tjetër vjedhjeve dhe pa pikë diskutimi, nuk ka shans të realizohet.

Ndaj u them atyre që me sa duket kanë bërë hesape pa hanxhinj -në këtë rast është populli se taksat janë të popullit -  të heqin dorë menjëherë nga bashkëfajësia me këtë skemë të pastër korruptive.

Qofshin këta sipërmarrës shqiptarë, të virgjër apo të keqpërdorur më parë, nga ky pushtet, qofshin kompani fasadë të huaja -  s’më intereson nga vijnë, të vijnë nga të duan-  nuk kanë asnjë shans të bëhen pjesë e kësaj grabitjeje historike.

Të mendohen mirë. Një nga ligjet e para që do të hyjë në fuqi do të jetë ligji Antimafia, me anë të të cilit ne do të gjurmojmë paratë e çdo personi fizik dhe juridik në çdo rast kur dyshohet për veprimtari korruptive të nivelit të lartë siç është edhe ky pseudotender 1.2 miliardë euro dhe do t’i vëmë ata jo vetëm para drejtësisë, por edhe para barrës së provës për çdo qindrakë dhe kështu do të veprohet edhe në rastin e veprave të tjera korruptive."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari02/07/2020 14:04

Z. BASHA! SI PREMTIME QE PO BEN DHE DO TE BESH DERI NE ZGJEDHJET POLITIKE JANE TEPER BRILANTE, PATRIOTIKE DHE ME INTERES FINANCIAR MJAFT TE MADH KOMBETAR DHE POPULLOR. PRANDAJ EDHE PD ESHTE ANTARE E GRUPIMIT POLITIK TE PARTIVE POPULLORE EVROPIANE (PPE). TE SHIKOJME MBAJTJEN E KETYRE PREMTIMEVE! SE MOS NA THUA NESER NE PUSHTET QE JO KESHTU E JO ASHTU, NUK NA LENE KETA E NUK NA LENE ATA!!!! JO NUK NA LE BE, NUK NA LE SHBA E NUK LE BOTA T'I ANULLOJME APO T'I RISHIKOJME SIPAS KOSTOVE TE TYRE REALE. INVESTIME TE TILLA DUHEN, POR PA I FRYRE KOSTOT DHE PA NA VJEDHUR GJAKUN DHE DJERSEN TONE!!! MENDOJE SHQIPERINE NJESOJ SI SHTEPINE TENDE!!! KONSIDEROJE BUXHETIN E SHQIPERISE NJESOJ SI XHEPI I FAMILJES TENDE!!! KESHTU MENDON NJE PATRIOT DHE LIDER I VERTETE ATDHETAR I KOMBIT!!!

Shto koment

Denonco