VIDEO/ Basha takohet me operatorët turistikë në Divjakë

VIDEO/ Basha takohet me operatorët turistikë në Divjakë

10:20, 02/07/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shkuar sot në takime për të dëgjuar problemet e operatorëve turistikë, të goditur rëndë nga kriza e shkaktuar prej COVID-19 dhe mungesës së mbështetjes nga shteti. Basha po ashtu ka ngritur shqetësimin e madh të përhapjes së epidemisë në vend.

"Hapi i parë që duhet ndërmarrë në një situatë të tillë, - tha kryetari i PD, - është stabilimi i situatës së pandemisë që deri tani ka vetëm fjalë dhe asgjë konkrete për ta kthyer së paku numrin e infektimeve në parametra normalë. Në këto kushte, BE nuk ka për t’i hapur kufijtë. Fqinjët nuk i kanë këto probleme, si Greqia, Mali i Zi.... I vetmi vend që po ndëshkohet është Shqipëria," tha ai, duke akuzuar qeverinë se e ka tjetërkund vëmendjen, përveçse jo tek të pamundurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco