Si sot, mijëra shqiptarë u hodhën mbi muret e ambasadave në Tiranë

Si sot, mijëra shqiptarë u hodhën mbi muret e ambasadave në Tiranë

09:37, 02/07/2020
A+ Aa A-

Sot përkujtohet 2 korriku i vitit 1990.

Në 2 korrik 1990, mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të huaja që funksiononin në atë kohë në Shqipëri në kërkim të lirisë së munguar prej 5 dekadash, njofton Muzeu Historik Kombëtar.

Brenda pak ditëve në oborret e ambasadave të Gjermanisë, Francës, Italisë e të Greqisë, kishin ngritur “kampin e fushimit” rreth 5.000 refugjatë shqiptarë që kërkonin azil politik.

Edhe pse nuk e dinin se ku do të përfundonin, shqiptarët kapërcyen muret e selive diplomatike në Shqipëri me një qëllim të vetëm: ikjen për në perëndim.

Kjo ngjarje është konsideruar si rënia e “Murit të Berlinit” në Tiranë, që më pas do të sillte dhe zhvillime të tjera për të kulmuar në dhjetor të vitit 1990 me lëvizjen studentore dhe lejimin e pluralizmit politik.

ImageImage
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco