Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

'30 vjet pas hapjes së dyerve të Ambasadës gjermane, të përmbushim kushtet për anëtarësim në BE'

'30 vjet pas hapjes së dyerve të Ambasadës gjermane, të përmbushim kushtet për anëtarësim në BE'

09:08, 02/07/2020
A+ Aa A-

Nga Ilir Meta.

Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë.

30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane. 

Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon.

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa. 

Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco