Bylykbashi: Ja pse propozojmë qeveri kujdestare për të qëndruar neutrale në zgjedhje

Bylykbashi: Ja pse propozojmë qeveri kujdestare për të qëndruar neutrale në zgjedhje

22:25, 01/07/2020
A+ Aa A-

Nga emisioni ‘Real Story’ në News 24, ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se është e turpshme që në vitin 2020 të flitet ende për vjedhjen e votës.

Demokrati tha se opozita ka kërkuar si kusht për marrëveshjen zgjedhore, krijimin e qeverisë kujdestare pak para zgjedhjeve, në mënyrë që ajo të jetë neutrale gjatë këtij procesi.

“Është e turpshme që diskutojmë këto çështje të reformës zgjedhore në 2020. Ishte si të bënim rregulla më të mira për Kolegjin Zgjedhor, dhe t’i përmirësonim ato. Në 2008 kemi pasur konsensus për reformën zgjedhore, dhe në 2018 u bën sërish ndryshime.

Është turp që flasim për shitblerjen e votës, pasi u diskutua për 3 vite. Në 2009 ODHIR tha një gjë; ‘zgjedhjet arritën standardet kryesore’, gjë që nuk është përsëritur më. Shitblerja e votës kur doli në rekomandim e ODHIR doli në 2015-ën. Në 2017-ën doli si rekomandim kryesor.

Sjelljen e qeverisë, me disa binarë, është e pamundur. Nëse Edi Rama t’i thotë policëve; “Hiqni kapelet dhe mblidhni vota!” është një vepër penale. Qëllimi i një qeverie kujdestare është që të qëndrojë neutrale në zgjedhje. A e bën dot Edi Rama këtë? Jo! Ai do e bëjë sërish këtë.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco