VIDEO/ Meta tek rezidenca e SHBA, po Kryemadhi ku është?

VIDEO/ Meta tek rezidenca e SHBA, po Kryemadhi ku është?

21:36, 01/07/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja Yuri Kim me rastin e 4 Korrikut, festës së Pavarësisë së SHBA, ka ftuar në një festë të vogël krerët e politikës në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta, kreu i qeverisë, Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha janë ftuar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, në rezidencën private që ndodhet në kodrat e Saukut në Tiranë.

Mësohet se presidenti në këtë festë nuk është i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, por nga vajza Bora.

Ndërkaq, Kryemadhi duket se është duke festuar në Tiranë me rininë, siç edhe duket në pamjet e mëposhtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco