Kola: Jemi vendi që ka menaxhuar më keq në të gjithë Europën krizën e Covid

Kola: Jemi vendi që ka menaxhuar më keq në të gjithë Europën krizën e Covid

11:13, 01/07/2020
A+ Aa A-

‘Edi Rama kërkon shpjegime antropologjike te shqiptarët për të mbuluar dështimet e veta, vendi që ka menaxhuar më keq pandeminë e Covid 19 në Europë dhe si shpërblim mori mbylljen e kufijve’.

Deklarata është bërë nga analisti Vehap Kola i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, në SYRI TV për të diskutuar mbi vendimin e mbylljes së kufijve për shqiptarët si vend më rrezikshmëri të lartë infektimi, por edhe mbi propagandën e Ramës se janë ‘kushte antropologjike si feja’, prandaj nuk na do Europa.

‘Arsyeja pse është marrë një vendim për bllokimin e kufijve për shqiptarët nga BE-ja lidhet ngushtë me dështimin spektakolare që qeveria shqiptare ka bërë në përballjen me pandeminë globale. Situata e keq menaxhimit nuk fillojë me datë 14 qershor kur autoritetet shëndetësore raportonin shifra shumë të larta infektimesh, por nisi që në aplikimin e një mbyllje totale të çdo aktiviteti ekonomik dhe shoqërore që i la shqiptarët në mëshirën e fatit dhe varfërisë, një izolim që nuk është parë në asnjë nga vendet e botës demokratike, kur situata u bë e padurueshme qeveria vendosi të bënte një hapje të plotë, të pa kontrolluar dhe i la shqiptarët të përballeshin vetë me pandeminë’, - tha Kola.

Problem shumë i madh që ndikoi në vendimin e BE për të mos i hapur vizat me Shqipërinë është dhe besueshmëria e shifrave në vendin tonë, Shqipëria është e fundit në rajon për numrin e testimeve me 26 mijë ndërsa Serbia ka mbi 380 mijë testime.

‘Në Shqipëri janë kryer rreth 26 mijë testime ndërsa në Serbi janë mbi 380 mijë, është vendi i fundit në rajon dhe besueshmëria e shifrave të nxjerra është zero, BE-ja dyshon edhe për një nën raportim sepse numri i të infektuarve është shumë herë më i ulët se realiteti.

Vendimet që merren nga BE janë vendime politike dhe jo sipas gjykimeve sociale e antropologjike, Europa nuk na e ka dhen dritën jeshile nga keq menaxhimi i pandemisë dhe jo sepse ne jemi në Ballkanin Perëndimor, jemi mysliman e shumë gjëra të tjera pa sens si propagandon Rama, sepse një perceptim i tillë mund të na pengonte për heqjen e vizave në vitin 2010 dhe anëtarësimi në NATO, Mali i Zi dhe Serbia i kanë hapur kapitujt e tyre dhe të dy qëndrimet janë të pa besueshëm’, - argumentoi Kola në emisionin e mëngjesit, ‘Kafe Shqeto’.

‘Përse po ndodh kjo me Shqipërinë? Përgjigjet për këtë pyetje i ka të gatshme propaganda e regjimit Rama-Veliaj: Europa ka probleme të brendshme, Europa nuk i do shqiptarët, apo Europa nuk na do sepse jemi popull mysliman.

Janë pikërisht këto argumente mitike që agjentët e komunikimit të qeverisë nxjerrin nga mënga sa herë del në pah dështimi i pushtetit në plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE’,-tha Kola.

Vehap Kola tha se Ramën nuk e pret më asnjë nga kancelaritë e Europës pas zgjedhjeve moniste që bëri në vend me datë 30 qershor dhe kërkon shkaqe antropologjike që të shfajësojë veten për dështimet e njëpasnjëshme, dhe nga 7-vite nuk doli asnjëherë të merrte përgjegjësitë për gabimet e bëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco