'Rama nuk bën rrugë, por e ka rrugë të prodhojë para prej rrugëve'

'Rama nuk bën rrugë, por e ka rrugë të prodhojë para prej rrugëve'

13:09, 01/07/2020
A+ Aa A-

Ervin Salianji, ish-deputeti i PD, i ka vënë "pikën" dy projekteve madhështore  në infrastrukturë, që Kryeministri ka bërë publike ditët e fundit, njërën pas tjetrës: "Rama nuk po bën rrugë po e ka bërë rrugë që të prodhojë para prej rrugëve"- komentoi sot Salianji.

Deklarata e tij erdhi pasi Rama me ministren e Infrastrkturës Belinda Balluku dhanë në media se "u çel gara për projektin madhor të infrastrukturës kombëtare, Milot - Fier".

Kjo garë e tyre, sapo ka pasuar një tjetër që nisi para pak ditëve: Garën ndërkombëtare për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë dhe madje, paralajmëruan një tjetër akoma: "Brenda këtij viti të hapet gara për ndërtimin e kësaj vepre".

Lidhur me këto projekte në ajër, Salianji shkroi në Fb, atë çfarë duket në terren qartë deri më tani, në vitet e qeverisjes së Ramës:

"Në dy mandate Rama ende nuk ka përfunduar rrugët e lëna gati nga qeveria e PD, Tiranë - Elbasan ende e papërfunduar, Qukës - Qafë Plloçë; Lin - Pogradec pas 7 vitesh; "By pass" i Fierit pas 7 vitesh ende i papërfunduar; po njësoj ai i Vlorës; e lënë rrugëve dhe Kardhiq - Delvinë; asnjë ndërhyrje në aksin Tiranë - Shkodër; as mirëmbajtje s'i bëri dot Rrugës së Kombit, duke e dhënë me PPP.

Nuk ka një rrugë të vetme kombëtare apo rurale që ta ketë përfunduar!

Korridori Blu mund të financohej nga projektet rajonale të BE, por Ramës nuk i intereson rruga dhe as kostoja që ngarkon qytetarët. I intereson të prodhojë para nga rrugët me një çmenduri tjetër" 115 km për 1.2 miliard euro!!!"

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco