'Rama në Kosovë, për të ndërruar qyrkun e tradhtarit, me xhamadanin e shqiptarit'

'Rama në Kosovë, për të ndërruar qyrkun e tradhtarit, me xhamadanin e shqiptarit'

12:07, 01/07/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka analizuar dhe e ka deklaruar hapur, qëllimin e vizitës së kreut të qeverisë Edi Rama në Kosovë, pas publikimit të aktakuzave për Hashim Thaçin nga Haga.

Berisha gjykon se Rama shkoi në Kosovë “me qëllimin dhe shpresën e vetme që të mund të ndërrojë, të heqë qyrkun e tradhtarit dhe të veshë xhamadanin e shqiptarit.”

Në një mesazh të publikuar sot në Fb, Berisha fton qytetarët t’i kushtojnë vëmendje edhe opinioneve të analistëve me reputacion për këtë vizitë, që u shpalos gjërësish në media.

“Edvin Kristaq Zografi, - shkruan Berisha, -  në Kosovë nuk shkoi për solidaritet me zotërinjtë Thaçi dhe Veseli, të akuzuar së fundmi pa vendim gjykate nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. Ai shkoi në Kosovë me qëllimin dhe shpresën e vetme që të mund të ndërrojë, të heqë qyrkun e tradhtarit dhe të veshë xhamadanin e shqiptarit. Por hipokritit dinak mundimi i shkoi kot. Vendin e xhamadanit të shqiptarit ia zuri antiplumbi i frikacakut, me të cilin mbushi lajmet e mediave më serioze të Kosovës.

Antiplumbi u bë dhe çështje kryesore e vizitës së tij. Debati midis analistëve të Kosovës vazhdon.  Këtu keni një debat midis tyre për antiplumbin e tij, të publikuar nga gazeta Bota Sot," përfundon ish-Kryeministri.

"S’ka plumba për vëllain nga Tirana!"

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco