Sa më shumë afron largimi, aq më i madh ‘thesi’ i projekteve 3D

Sa më shumë afron largimi, aq më i madh ‘thesi’ i projekteve 3D

12:07, 01/07/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama do mbahet mend për një gjë: i ka ‘ngopur’ shqiptarët me projekte 3D gjatë dy mandateve.

Kështu po bën edhe vitin e fundit të mandatit, ndërkohë që sa më shumë afrohet largimi, aq më të mëdha projektet në 3D. Ironike duket situata kur mendon se vendi është në krizë të thellë ekonomike, por 'thesi' i projekteve 3D vetëm shtohet.

Rama prezantoi sot projektin dhe çeli garën për nismën e Korridorit Adriatiko-Jonian, që ka për synim ndërtimin e segmentit Milot-Fier.

Ky segment rrugor do të jetë me pagesë dhe do të ketë një gjatësi prej 115 kilometrash dhe sipas kryeministrit do të mund të përshkohet në 75 minuta.

Për kreun e qeverisë, fituesi i këtij projekti do marrë përsipër të ndërtojë këtë aks të rëndësishëm rrugor me një vlerë prej 1 miliardë e 200 milion euro.

Më pas Rama foli për të tjera projekte 3D.

Rama ka zbuluar se qeveria po punon me Bashkinë e Tiranës për të hapur garën për Kampusin e ri Universitar, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.

Rama duke përmendur PPP-në për koncesionin e Milot- Fier, tha se po punohet me Bashkinë edhe për këto tre projekte të tjera.

Para pak ditësh, kryeministri Edi Rama foli edhe për projektin e tunelit të Llogarasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco